Irani: Nëse Izraeli na sulmon do të shkatërrojmë Tel Avivin

Ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Hatami pas deklaratës së homologut të tij izraelit Benny Gantz se “kanë përditësuar planet e tyre për të goditur komplekset bërthamore të Iranit” kërcënoi se në rast të një sulmi të mundshëm do të goditen Tel Avivi dhe Haifa, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror të Iranit, Hatami në një fjalim gjatë një aktiviteti në kryeqytetin Teheran u përgjigj ndaj deklaratave të Gantz lidhur me planet e sulmit.

“Irani ka mundësinë e nevojshme ushtarake për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin. Askush nuk e do regjimin sionist në rajon dhe për këtë arsye janë detyruar të ndërtojnë mur përreth tyre. Gjithashtu për shkak të dëshpërimit kërcënojnë Iranin. Nëse gabojnë ne do të shkatërrojmë Tel Avivin dhe Haifa-n”, tha Hatami.

Më tej ai shtoi se “grupet e rezistencës” me mbështetje iraniane në Liban, Siri, Irak dhe Jemen janë “fuqia e butë” e vendit të tij kundër Izraelit.

Planet e Izraelit për të sulmuar komplekset bërthamore të Iranit

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Izraelit, Aviv Kochavi në një fjalim më 27 janar tha se i ka dhënë udhëzim ushtrisë të përgatisë plane të reja operacionale për të parandaluar programin bërthamor të Iranit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, në një deklaratë më 5 mars njoftoi se ushtria e Izraelit ka përditësuar planet e saj për të goditur komplekset bërthamore të Iranit.

LEXO EDHE:

Back to top button