Irani po bën llogaritje me situatën në Afganistan

Irani po bën llogaritje me situatën në Afganistan

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif (djathtas) takohet me përfaqësues të talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar në Teheran më 31 janar 2021.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif (djathtas) takohet me përfaqësues të talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar në Teheran më 31 janar 2021.

Zyrtarët iranianë po i bëjnë me kujdes llogaritjet e tyre sa i takon situatës së re në Afganistan.

Marrja e shpejt e kontrollit të këtij vendi, nga ana e talibanëve, ka ngritur shqetësimet për një sërë çështjes përfshirë paqëndrueshmërinë e këtij vendi, fluksin e mundshëm të refugjatëve dhe krijimin e një baze të grupeve ekstremiste si Shteti Islamik (IS) në fqinjin lindor të Iranit.

Në vitet e fundit, Teherani kishte kultivuar lidhje të afërta me talibanët, përfaqësuesit e të cilëve e kanë vizituar Iranin. Por, që nga marrja e kontrollit të Afganistanit nuk ka pasur ndonjë kontakt publik mes zyrtartëve iranian dhe militantëve talibanë.

Në deklaratat e tyre të shkurtëra pas rënies së kryeqytetit afgan në duart e talibanëve, presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm në largim, Mohammad Javad Zarif, nuk i kanë përmendur në mënyrë direkte talibanët.

“Mposhtja ushtarake dhe tërheqja e SHBA-së nga Afganistani duhet të ofrojnë një mundësi për të rikthyer jetën, sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në atë vend”, u citua t’i ketë thënë Raisi presidentit afgan Ashraf Ghani më 16 gusht.

Pak më herët, kryediplomati iranian, Javad Zarifi shkroi në rrjetin social Twitter se “ashtu sikurse pushtimi, dhuna dhe lufta kurrë nuk zgjidhin probleme”. Ai mirëpriti një njoftim të ish-presidentit afgan, Hamid Karzai, për mundësinë e formimit të një “këshilli koordinues nga udhëheqësit afganë”./REL

LEXO EDHE:

Back to top button