Irani po luan rol të rrezikshëm në konfliktet rajonale – ALSAT-M


Kryediplomati gjerman, Heiko Maas u shpreh sot në favor të mbajtjes së bisedimeve me Iranin për programin e tij raketor dhe rolin që luan republika islamike në konfliktet në Libi, Siri dhe Irak.

“Irani duhet të ndryshojë sjelljen e tij në rajon”, tha ministri i Jashtëm pas takimit me homologun e tij izraelit, Gabi Ashkenazi.

“Ne nuk jemi naivë kur bëhet fjalë për Iranin dhe e dimë se Irani po luan një rol të rrezikshëm në rajon”, shtoi ai.

SHBA u tërhoq në vitin 2018 nga Marrëveshja Ndërkombëtare për Armët Bërthamore 2015, që synon t’i ndalojë Iranit zhvillimin e armëve bërthamore.

Megjithatë, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të vendosura t’i përmbahen marrëveshjes dhe të ushtrojnë ndikim brenda kësaj kornizë.

LEXO EDHE:

Back to top button