Irani s’do t’i lejojë inspektorët bërthamorë të OKB-së të vizitojnë centralet e tij

Irani s’do t’i lejojë inspektorët bërthamorë të OKB-së të vizitojnë centralet e tij

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Email Bghaei, ka thënë se vendi i tij nuk mund të lejojë inspektorët e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së të vizitojnë objektet e tij bërthamore që u sulmuan nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli gjatë luftës së fundit.

“Si supozohet të jemi në gjendje të garantojmë sigurinë e inspektorëve të IAEA-s, ndërsa objektet tona bërthamore paqësore janë sulmuar të hënën e kaluar, vetëm pesë ose gjashtë ditë më parë”, ka thënë Baghaei gjatë një konference të rregullt për media të hënën, raporton AP.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë të premten se pret që Irani të hapet për inspektim ndërkombëtar për të verifikuar se nuk e rifillon programin e tij bërthamor.
Izraeli ka sulmuar pa pushim Iranin duke filluar nga 13 qershori, duke synuar vendet e tij bërthamore, sistemet e mbrojtjes, zyrtarët e lartë ushtarakë dhe shkencëtarët atomikë.

Në 12 ditë sulmesh, Izraeli ka thënë se vrau rreth 30 komandantë iranianë dhe 11 shkencëtarë bërthamorë, ndërsa ka goditur tetë objekte të lidhura me programin e tij bërthamor dhe më shumë se 720 vende të infrastrukturës ushtarake.

Më shumë se 1,000 njerëz janë vrarë, përfshirë të paktën 417 civilë, sipas grupit të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në Uashington.

SHBA-ja ka ndërhyrë të dielën për të goditur tre nga vendet bërthamore të Iranit me bomba bunkerësh të hedhura nga bombarduesit B-2, eksplozivë të projektuar për të depërtuar thellë në tokë për të dëmtuar objektivat e fortifikuara rëndë.

Irani, në shenjë hakmarrjeje, ka sulmuar me raketa një bazë amerikane në Katar të hënën, por nuk ka shkaktuar viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button