Irina nuk ec mirë me sportistët, ndahet edhe nga Tom Brejdi

Irina Shayk duket se nuk ecën shumë me sportistët. Romancës së shkurtër mes ish-lojtarit të NFL-së, Tom Brejdi dhe supermodeles ruse i ka ardhur fundi. Pavarësisht vëmendjes intensive mediatike që ka rrethuar lidhjen muajt e fundit, duket se shkëndija mes tyre është zbehur.

Thashethemet për lidhjen mes Brejdit dhe Shayk nisën të qarkullonin në mes të korrikut dhe gushtit të këtij viti, kur u zbulua se ish- e dashura e Kristiano Ronaldos, e kishte kaluar natën në rezidencën e ish-qendërmbrojtësit në Los Anxhelosit.

Sipas portalit “TMZ”, megjithatë historia e dashurisë ka marrë fund. Romanca e shkurtër erdhi pasi Tom finalizoi divorcin e tij nga Gizel Bundshen në tetor 2022. Së bashku ata kanë djalin 13-vjeçar Benjamin dhe vajzën 10-vjeçare Vivian. Ai është gjithashtu baba i djalit 15-vjeçar Xhek me ish-in e tij, Brixhet Mojnahan. Shayk ka qenë më parë në një lidhje me Bredli Kuper, me të cilin ka një vajzë 6-vjeçare, Lea. Ndërsa më herët ishte në një lidhje 5 vjeçare me Kristiano Ronaldon nga viti 2010 deri në 2015-ën.

LEXO EDHE:

Back to top button