Iseni: Gjatë këtij viti planifikojmë 250 inspektime të institucioneve
Edhe përkundër numrit të vogël të inspektorëve, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve në planin vjetor për punën e këtij inspektorati planifikohen gjithsejtë 250 inspektime të institucioneve, kështu u shpreh në “360 gradë”, drejtori i këtij institucioni, Fatmir Iseni, shkruan Alsat.
“Deri më tani me 3 inspektorë kemi kryer 26 inspektime, mendoj që deri në fund të viti mund ta arrijmë numrin prej 250, për shkak se muajin maj do të licencohen edhe tre inspektor të tjerë dhe besoj që do të arrijmë deri tek ai numër”, tha Iiseni
Kur konstatoni shkelje, nuk shkoni menjëherë në gjoba, Ligji thotë se fillimisht pason vërejtja?
“Do të thotë se inspektorët kur dalin në terren kur bëjnë mbikëqyrje inspektuese të institucioneve, ata konstatojnë me proces verbal se ka shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe në fillim ligji e parasheh që tu japim vërejtje dhe afat për përmirësimin e atyre lëshimeve që i ka një institucion. Kemi raste kur një institucion kërkon edhe shtyrje të afatit kohorë për arsye të volumit të madh të lëndëve, ku atë të drejtë e kanë inspektorët që të konstatojnë se a do ta shtyjnë afatin apo jo”, tha Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. /Alsat.mk








