Ish ambasadorët: Shtyrja e votimit për Propozim-raportin, sukses i rëndësishëm diplomatik

Ish ambasadorët: Shtyrja e votimit për Propozim-raportin, sukses i rëndësishëm diplomatik

Shtyrja e votimit për Propozim-raportin për Maqedoninë e Veriut në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kontestet kryesore ishin të lidhura me kërkesat e eurodeputetëve bullgarë për gjuhën dhe identitetin maqedonas, nga një pjesë e ish ambasadorëve vlerësohet si sukses i rëndësishëm diplomatik.

“Tani, i gjithë opinioni evropian mund të shohë se e vetmja gjë që kontestohet është pikërisht vetë ekzistenca e gjuhës maqedonase, identitetit maqedonas, vetë ekzistenca e kombit maqedonas. Një kombi, në vitin 2025, i mohohet e drejta për ekzistencë dhe kjo as më shumë as më pak, vjen nga një vend anëtar i BE-së, dhe as më shumë as më pak në Parlamentin Evropian, i cili duhet të jetë shtëpia, qendra e demokracisë evropiane”, deklaroi Ivica Bocevski – Ambasador.

“Si diplomat, supozoj se në këtë periudhë ata duan të bëjnë konsultime shtesë, megjithatë ajo që është e rëndësishme është që ne si shtet dhe si rajon të vazhdojmë me reformat, sepse në fund të fundit, reformat që i bëjmë janë para së gjithash për qytetarët tanë dhe për ta afruar sa më shpejt ekonominë tonë dhe për ta bërë konkurruese me ekonominë evropiane”, tha Zoran Jolevski –Anëtar i Këshillit të Ambasadorëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button