Ish drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj i quan të pavërteta akuzat e zv.ministrit të Kulturës për keqpërdorime

Ish drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj i quan të pavërteta akuzat e zv.ministrit të Kulturës për keqpërdorime

I saposhkarkuari, tashmë ish drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare Shkodran Tolaj, në një reagim të tij të radhës, i quan të pavërteta deklaratat e zevendesministrit Sedat Sulejmani se Tolaj i ka shkaktuar dëm të madh kulturës, se nuk ka bërë riauditim që çoi në mbetjen pa pune te 33 punonjësve të Ansamblit, ka keqpërdorur mjete si dhe ka ushtruar mobing ndaj punonjësve.

Mobingu u denoncua nga vetë të punësuarit në rrjetet sociale, ndërsa zëvendësministri Sulejmani numëroi shkeljet që Tolaj ka bërë gjatë drejtimit të Ansamblit.
Tolaj nga ana tjetër thotë se pretendime të tilla janë të pavërteta, dhe numëron se

1) 33 punonjësve iu skadoi kontrata e punës,
2) Në asnjë rast nuk bëhet fjalë për riauditim të pakryer
3) Ministria e Kulturës të bëjë dallimin mes konkursi për auditim dhe riauditim
4) pretendimi se 177,000,00 denarë janë shpenzuar në mënyrë të paarsyeshme për projektin Balkan Tour në vitin 2023, nuk është i vërtetë
5) pretendimi se nuk paskemi dërguar raport financiar për gjashtë muaj është e pavërtetë, ka shkruar Shkodran Tolaj, ish drejtor i Ansamblit.

Tolaj aludon se të pavërtetat e Sulejmanit janë transmetuar nga ALSAT, dhe madje pretendon gazetari ka shkelur kodin e gazetarisë, pasi nuk ka faktuar qëndrimet e zëvendësministrit. ALSAT mësoi se vendimi për shkarkim i Tolajt ishte pranuar nga ai vetë. Po ashtu, ALSAT e siguron Tolajn, se ai është përfaqësuar në mënyrë korrekte në lajme, përmes statuseve të tij në FB. ALSAT pati njoftuar edhe vite më parë, për një sërë shkeljesh, në raportet e mëhershme ndaj punës së Tolajt në Ansambël./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button