Ish e dashura e Elon Musk nxjerr në ankand sendet e tij personale

Ish e dashura e Elon Musk nxjerr në ankand sendet e tij personale

Jennifer Gwynn ishte në lidhje me Elon Musk në mesin e viteve 1990, kur ata të dy studionin në Universitetin e Pensilvanisë, shumë vite përpara se Musk – tani 51 vjeç, një miliarder – të bëhej njeriu më i pasur në botë. Gëynn ka një sërë trashëgimish që tani po i nxjerr në ankand përmes RR Auction.

Ajo do të shesë 18 foto të Musk, një kartolinë ditëlindjeje të shkruar me dorë të nënshkruar “Love, Elon” dhe një gjerdan ari që ai i kishte bërë dhuratë. Gjerdani madje ka një smerald mbi të, i cili thuhet se ka ardhur nga një minierë e operuar nga babai afrikano-jugor i Elon Musk në Zambia.

Sipas Independent, Gwynne, e cila ishte në lidhje me Musk për një kohë në vitin 1994, vendosi t’i shiste artikujt për të mbledhur para për shkollimin e njerkut të saj.

LEXO EDHE:

Back to top button