Ish futbollisti i Francës parashikon se ku duhet të luajë Poll Pogba

Bakari Sanja, ish-lojtar i Arsenalit dhe kombëtares franceze, mendon se Premier Liga do të ishte destinacioni i përkryer për rikthimin e mesfushorit Poll Pogba.

Duke folur për “Paddy Power”, ish-mbrojtësi anësor është shprehur se do të donte ta shihte tek Arsenali, aty ku ai ka luajtur edhe vetë.

“Do të doja shumë që Poll të luajë për Arsenalin. Ai ka dëshirë të ketë lojtarë të rinj rrotull tij dhe kjo e bën edhe më efikas në fushë. Në Botërorin 2018, ai ka qenë lojtari më efikas në fushë për Francën dhe kishte shokët e tij rrotull vetes. Arsenali ka lojtarë të rinj dhe të freskët. Pogbasë i duhet dëshirë dhe pasion për të luajtur”.

LEXO EDHE:

Back to top button