Ish futbollisti i Juves dhe Romës, mund të përfundojë prapa grilave

Ish-lojtari i Malit të Zi, Mirko Vuçiniç, mund të përfundojë prapa grilave nëse nuk shlyen detyrimet ndaj Italisë, prokuroria e së cilës po zhvillon hetime ndaj këtij lojtari. Vuçiniç akuzohet për evazion fiskal në vlerë prej 13 milionë eurosh dhe se është dashur të paguajë taksa në Itali nga viti 2014 deri në vitin 2017, gjë që nuk e ka bërë. Për këtë ata kërkojnë dënim me burg prej katër vitesh.

Ndërkohë mbrojtja e tij po tenton të vërtetojë se rrogën e ka marrë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jo në Itali. Meqë ra fjala, në ditët e fundit të karrierës së tij si lojtar, e cila përfundoi gjashtë vjet më parë, ai luajti në Emiratet Arabe për skuadrën e “Al-Jazira”. Mediat në Itali pretendojnë se vendimi përfundimtar do të merret më 19 tetor.

Vuçiniç ishte një golashënues vrasës që luajti për Malin e Zi për shumë vite, ndërsa bëri edhe karrierë të bujshme me klube. Në nivel klubesh, ai la gjurmën e tij më të madhe në Serie A, ku luajti për Leçe-n, Juventusin dhe Roma-n, ku mori statusin e një ikone.

LEXO EDHE:

Back to top button