Ish-futbollisti i Realit mund të bëhet shok skuadre me Elseid Hysajn

Mesfushori kolumbian, Hames Rodrigez, i ndjekur për një kohë të gjatë nga Lacio verën e kaluar, po përgatitet të ndërpresë kontratën e nënshkruar e vlefshme deri në fund të sezonit me Rako Vajekanon.
Ky lajm është bërë i ditur nga SER Deportivos, si dhe nga gazeta AS. Ish-lojtari 33-vjeçar i Real Madridit, i cili nuk u thirr as në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Rasing de Ferrol për shkak të një “virusi të zorrëve”, siç deklaroi trajneri Iñigo Pérez para ndeshjes, dëshiron të gjejë një ekip të ri.
Nga Kolumbia, disa media e marrin si të mirëqenë që Rajo është informuar për qëllimin e Hames për t’i dhënë fund marrëdhënies. Mbetet vetëm të presim evoluimin e historisë në këtë merkato dimërore.