Genadi Golovkin, fitues i medaljes së argjendtë olimpike në “Athinë 2004” dhe president i Komitetit Olimpik të Kazakistanit, u zgjodh presidenti i ri i Boksit Botëror (World Boxing). Ai zëvendëson numrin një në largim, Boris Van Der Vorst.
Në zgjedhjet e zhvilluara në Romë, ai pati mbështetjen e të gjithë anëtarëve. World Boxing është organi i themeluar vitet e fundit me mbështetjen e IOC, për të shpëtuar sportin olimpik, pas skandaleve të fundit në baste dhe gjykim.
Golovkin, 43 vjeç, është dy herë kampion bote në peshën e mesme dhe një nga luftëtarët më të frikshëm në sportin profesionist. Që prej vitit 2024 ai drejton olimpizmin në vendin e tij, ndaj ka mbështetjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në kongresin e Boksit Botëror (World Boxing), Golovkin ishte kandidati i vetëm për president. Ai do të shërbejë një mandat fillestar tre-vjeçar.
Boksi ishte në prag të përjashtimit të plotë nga Lojërat Olimpike pasi IOC përjashtoi IBA-n (organin e mëparshëm drejtues të sportit amator), për shkak të shqetësimeve të gjata në lidhje me qeverisjen, arbitrimin dhe akuzat për korrupsion.
World Boxing, e cila u krijua në prill 2023, u themelua posaçërisht për të shpëtuar sportin olimpik.








