Ish kampioni i botës “humbi” 25 kg për sfidën e 1 Majit?!

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri meksikan Endi Ruiz Jr, do të rikthehet në ring pas 18 muajsh pushim dhe me 1 maj, në Kaliforni, ai do të përballet me amerikanin Kris Areola, një sfidë që parashikohet e fortë, pasi bëhet fjalë për dy boksierë në Divizionin e peshës së rëndë.

 

 

Ruiz me 33 fitore, 2 humbje, që befasoi botën duke i rrëmbyer titujt kampion bote Entoni Xhoshua, i konsideruar shpesh si bullafiq, ka bërë një transformim rrënjësor të fizikut të tij. Ai ka humbur rreth 25kg gjatë muajve të fundit dhe tashmë peshon 116kg, ndërsa dikur ka qenë 140kg kur duelonte ndaj Xhoshua.

“Ka qenë një periudhë e gjatë pa duel, por nuk i jam ndalur stërvitjes. Fiziku im ka ndryshuar tërësisht, jam një boksier më i shpejtë dhe përvoja do të më ndihmojë në arritjen e objektivave të mi, për të qenë sërish kampion bote. Jam 100% ndryshe, fizikisht, psikologjikisht, nga ana shpirtërore, në gjithçka”, tha mes tjerash Endi Ruiz Jr.

LEXO EDHE:

Back to top button