Ish-kancelari Kurz gjen… punë!

" "

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz do të marrë një detyrë të re në Silicon Valley, si strateg global në kompaninë e investimeve ‘Thiel Capital’, e themeluar nga financieri amerikan me origjinë gjermane, Peter Thiel, sipas gazetës gjermane‘ Bild’ .

Ish-kancelari, i cili u largua nga politika në fillim të dhjetorit pas dyshimeve për korrupsion, do të udhëtojë mes SHBA-së dhe Austrisë.

Peter Thiel është një investitor i njohur në Facebook, një republikan dhe një mbështetës i ish-presidentit amerikan Donald Trump, shkruan gazeta gjermane.

LEXO EDHE:

Back to top button