Ish kapiteni i Shkupit arrin akordin me skuadrën e…

Suhejl Muharem me shumë gjasa do të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit në Maqedoni, pasi ka arritur marrëveshje me Rabotniçkin e Shkupit. Muharemi dhe drejtuesit e klubit nga kryeqyteti kanë gjetur gjuhë të përbashkët për bashkëpunim, ndërsa në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve.

Sulmuesi ka një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin e Maqedonisë, duke qenë pjesë e disa skuadrave të njohura gjatë karrierës së tij. Ai ka luajtur më herët për Renovën, Shkupin, Strugën, Feronikelin dhe Skenderbeun.

Së fundmi, 24-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Shkupit, ku mbante edhe shiritin e kapitenit. Me bardheblutë në gjysmën e sezonit u aktivizua 12 ndeshje ku shënoi 2 gola dhe dha 1 asist. /Panoramasport/

LEXO EDHE:

Back to top button