Ish-kryeministri pakistanez shpallet i pafajshëm, arrestohen mijëra persona pas protestave masive

Ish-kryeministri pakistanez shpallet i pafajshëm, arrestohen mijëra persona pas protestave masive

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është shpallur i pafajshëm pas akuzave për korrupsion një ditë pas arrestimit të tij që shkaktoi protesta të dhunshme kombëtare.

Deri më tani janë arrestuar 1000 persona, ndërsa tetë qytetarë kanë ndërruar jetë. Khan u paraqit në gjykatë me masa të rrepta sigurie, për të pritur përfundimin e hetimeve, që shkaktuan shumë trazira.

Arrestimi i ish-liderit shtoi tensionet mes mbështetësve dhe ushtrisë në një periudhë krize ekonomike.

Dhjetëra oficerë sigurie larguan nga ambientet e gjykatës disa persona që u munduan të shkaktonin problem, gjatë kohës që zhvillohej seanca.

Mbështetësit e tij argumentojnë se qeveria aktuale dëshiron ta ndalojë atë të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në tetor.

Që pas paraqitjes së padisë, se shiti në mënyrë të paligjshme dhuratat shtetërore gjatë mandatit si kryeministër, ai I ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Për muaj të tërë ish-kryeministri i ishte shmangur arrestimit, me përkrahësit e tij që bënin beteja të forta me policinë për ta mbajtur atë jashtë paraburgimit.

Mbështetësit e Khan shkatërruan ambiente të ndryshme, ndërsa policia përdori kontejnerë transporti për të bllokuar rrugët për në vendin ku Imran Khan po dilte para një gjykatësi. Bombolat e gazit lotsjellës u hodhën drejt turmës menjëherë pasi ata filluan të mblidheshin.

LEXO EDHE:

Back to top button