Ish-lojtari i Çellsit dhe Njukasëllit, gjendet i gjallë nën rrënoja

Për fat të mirë, ish-futbollisti i Çellsit dhe Njukasëllit, Kristian Atsu, u gjet dhe u nxor i gjallë nga rrënojat. Sulmuesi fillimisht kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja siç konfirmoi zëvendëpresidenti i klubit turk Hatayaspor, ndërsa një pjesë e madhe e shokëve të tij të ekipit u shpëtuan në momentin e fundit dhe u transferuan në një vend të sigurt.

Lojtari u transportua në spital pasi pësoi dëmtime në këmbën e dathtë dhe u ankua për vështirësi në frymëmarrje. Pjestar i këtij klubi vendas që nuk po gjendet, është drejtori sportiv Taner Savut, i cili besohet se është ende nën rrënoja.

Turqia është duke kaluar një situatë tejet të vështirë për shkak të tërmetit që tronditi vendin. Bëhej fjalë për një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.8, teksa janë me mijëra personat që kanë humbur jetën ndërsa ende një pjesë e madhe janë nën rrënoja në pritje të operacionit të shpëtimit. /abcnews/

 

LEXO EDHE:

Back to top button