Ish mbrojtësi i Bajernit, zyrtarizohet te Lioni në Francë

Ish-mbrojtësi i Bajern Munihut, Xherom Boateng, i është bashkuar Lion-it në Ligue 1, si transferim falas. Gjigantët francezë kanë konfirmuar transferimin e kampionit të botës me Gjermaninë përmes një deklarate zyrtare.

“Olympique Lyonnais është shumë i lumtur të njoftojë ardhjen e mbrojtësit ndërkombëtar gjerman, Jérôme Boateng. I lirë nga çdo kontratë që nga 1 korriku, pas 10 vite me Bajern Munihu, kampioni botëror 2014 dhe dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve është regjistruar me OL për dy sezonet e ardhshme, domethënë deri më 30 qershor 2023”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button