Ish mesfushori i FC Shkupit do të vesh fanellën e Tiranës

Fredi Alvarez do të veshë fanellën e Tiranës në janar. Mësohet se bardheblutë kanë bindur mesfushorin, që ishte në dilemë mes tyre dhe Tajlandës.

Alvarez mbylli bashkëpunimin me “Liberian” ku kishte edhe dy vite kontratë. Ky transferim konsiderohet i bujshëm, pasi vlera e lojtarit në fjalë në “transfermarkt” është 800 mijë euro.

30-vjeçari është shpallur dy herë lojtari i vitit në Maqedoninë e Veriut. Alvarez spikaste pikërisht te FC Shkupi dhe është njohje e vjetër e drejtorit sportiv, Omer Bunjaku.

LEXO EDHE:

Back to top button