Ish portieri i Milanit afër kalimit në Paris

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se PSZH është pranë nënshkrimit me portierin Xhianluixhi Donaruma. Italiani refuzoi rinovimin e kontratës me Milanin, derisa vendosi të largohet si agjent i lirë.

Barcelona dhe Juventus kanë interesim për Donarummën, por PSZH është afër të nënshkruajë me ‘gardianin’.

“PSZH tani është pranë nënshkrimit me Xhianluixhi Donarumma. Marrëveshja është shumë afër, PSZH punon që ta kompletojë transferimin së shpejti, ka planifikuar testet mjekësore te Kombëtarja e Italisë. Interesim por ende s’ka oferta nga Barcelona dhe Juventus – Szczesny dhe Ter Stegen janë duke qëndruar”, shkroi Romano.

Ndërkohë, Xhianluka di Marzio, njoftoi se portieri do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, 60 milionë euro në total (12 milionë euro për sezon).

LEXO EDHE:

Back to top button