Ish presidenti i Realit: Gabuan shumë që shitën Odegardin te Arsenali

Ish-presidenti i Real Madrid-it, Ramon Kalderon ka thënë se klubi do të pendohet që e shiti Martin Odegaardin tek Arsenal-i. Tani kapiteni I” Topçinjve”, Odegaard po luan futbollin më të mirë të karrierës së tij.

“Është një keqardhje e madhe dhe duket të jetë një gabim i madh. Ai po bën shumë mirë tek Arsenal. Çështja me Real Madridin është se ne nuk kemi vend për të gjithë, është për të ardhur keq. Ndonjëherë lojtarët largohen sepse ka shumë lojtarë në atë pozicion. Ndoshta Martin nuk ishte në kulmin e tij atëherë. Por ai është një lojtar i mrekullueshëm, prandaj ne e morëm,” tha Kalderon për “VG”.

LEXO EDHE:

Back to top button