Ish-presidentit ukrainas, Poroshenkos i ndalohet largimi nga vendi
Ish-presidentit ukrainas, Poroshenkos i ndalohet largimi nga vendi

Nënkryetari i parlamentit ukrainas, Oleksandr Korniyenko, ka konfirmuar se i është anuluar Poroshenkos leja për t’u larguar nga vendi.
Kornyenko tha se ndërsa ligjvënësit u lejuan të udhëtonin për ngjarje politike partiake, ai kishte marrë një letër, të cilën ai nuk mund ta komentonte, e cila bëri që t’ia anulonte lejen për udhëtimin ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenkos.
Mosmarrëveshja vjen mes tensioneve në rritje midis qeverisë dhe opozitës – kryesisht për çështje të brendshme si buxhetet dhe emërimet – ndërsa po vazhdon lufta kundër trupave pushtuese ruse në kontrast me unitetin pothuajse total në fillimin e konfliktit, raporton skynews.
Poroshenko tha se kishte planifikuar të udhëtonte drejt Polonisë, ku do të kontribuonte në negociatat për t’i dhënë fund bllokadës së kamionistëve dhe më pas në Shtetet e Bashkuara për të kërkuar më shumë mbështetje për Ukrainën.
“Ky është një diversion anti-ukrainas”, shkroi në rrjetet sociale Poroshenko.
“Nuk është vetëm pengimi i punës diplomatike të të gjithë ekipit tim, por fatkeqësisht një goditje ndaj aftësive mbrojtëse të Ukrainës”, shtoi ai.
Poroshenko, i cili drejton partinë opozitare të Solidaritetit Evropian, është një kritik i shquar i administratës së presidentit, Volodymyr Zelenskyt.