Ish referi i mirënjohur, kandidat kryesor për president të Federatës spanjolle

Sipas “Marca”, ish-gjyqtari spanjoll Mateu Lahoz është pretendenti kryesor për të marrë “timonin” e shtëpisë së futbollit spanjoll. Katër muaj pas tërheqjes së tij si gjyqtar profesionist, e ardhmja e Mateu Lahoz synon të jetë presidenca e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF).

Luis Rubiales u largua nga posti i kreut të Federatës spanjolle pas puthjes së tij famëkeqe me futbollisten Xheni Hermoso. Salvador Gomar dhe Pako Diez janë gjithashtu dy emra tjerë në garë për postin e të parit të RFEF-së.

Mateu Lahoz ka qenë ndër gjyqtarët më të mirë në botë dhe me një përvojë të madhe në ndarje të drejtësisë në futboll.

LEXO EDHE:

Back to top button