Ish-sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së ndahet nga jeta
Donald Rumsfeld, ish-sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili ka mbajtur postin gjatë presidencës së Gerald Ford dhe George W. Bush u nda nga jeta, të martën në moshën 88 vjeçare.
Ai kryesoi strategjitë e Luftës së Ftohtë të Amerikës në vitet 1970 dhe më pas dekada më vonë, strategjitë për luftën ndaj terrorizmit, kryesisht luftërat në Afganistan dhe Irak.
Keith Urbahn, një zëdhënës i familjes tha se shkak i vdekjes së ish-sekretarit ishte mieloma e shumëfishtë, një lloj kanceri i palcës së kockave.
Në vitin 2003, Rumsfeld vizitoi Shqipërinë dhe rezulton të jetë sekretari i parë i Mbrojtjes që bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri.








