Ish sulmuesi i Barcelonës, arrin kuotën e 700 ndeshjeve

Pedro Rodrigez arrin në kuotën e 700 ndeshjeve si profesionist. Një karrierë e gjatë dhe e lavdishme për spanjollin teksa 35-vjeçari (në korrik mbush 36) po përjeton një rini të dytë me klubin e Lazios në Serie A.
Ish-lojtari i Barcelonës u shpreh se ndjehet krenar që arriti 700 ndeshje si profesionist, ndërsa theksoi se kërkon më shumë.
“Jam krenar, por tani dua më shumë. Gjatë karrierës sime kam mësuar se duhet të përmirësohem në mënyrë të vazhdueshme,” tha mes tjerash Pedro.
Sulmuesi është shndërruar në një pikë referimi për bardhekaltërit e trajnerit Mauricio Sarri teksa objektivi i Pedros dhe Lacios është kualifikimi për në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.