Ish sulmuesi i Shkëndijës, pjesë e ekipit ideal të Mariborit

Ish reprezentuesi i Maqedonisë, Agim Ibraimi, është përzgjedhur në “ekipin e ëndërrave” në 30 vitet e fundit të skuadrës sllovene të Mariborit.

Ky i fundit shpalosi formacionin e 11 futbollistëve, të cilët kanë lënë gjurmë në sukseset e ekipit në 30 vitet e fundit, ndërsa Agim Ibraimi regjsitroi 107 paraqitje, duke shënuar 29 gola, në periudhën prej vitit 2001, e deri në vitin 2006.

Kujtojmë se Agim Ibraimi arkëtoi 3 tituj kampion në Slloveni me ekipin e Mariborit, ndërsa ishte pjesë e fazës së garave në grupe në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button