Ish trajneri i Atletikos kërkoi falje publike për “fyerjet” ndaj Lamine Xhamal

German ‘Mono’ Burgos ka kërkuar falje në Instagram për fjalët e tij të diskutueshme për Lamine Xhamal para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve që Barcelona e fitoi me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Paris Sen Zhemenit.

Përpara nisjes së ndeshjes në “Parc des Princes”, Xhamal u shfaq në një segment të transmetuar nga rrjeti spanjoll “Movistar”, ku shihej duke zhongluar topin gjatë ngrohjes së Barcelonës. Ish-portieri dhe ndihmës-trajneri i Atletiko Madridit, German ‘Mono’ Burgos, ndezi polemika duke bërë komente raciste ndaj adoleshentit spanjoll.

“Nëse ai nuk do të ishte lojtar i mirë, vendi i tij do të ishte para semaforëve”, tha Burgos.

Komenti i Burgos bëri që PSZH dhe Barcelona të mos japin asnjë intervistë pas ndeshjes për “Movistar”, televizionin që ka të drejtën e Ligës së Kampionëve. Kjo ka bërë që Burgos të kërkoj falje për frazën e diskutueshme në lidhje me Lamine Xhamal.

“Unë e bëj këtë deklaratë duke përsëritur ndjesë për fjalët e mia në programin e djeshëm. Nuk ishte qëllimi im të dëmtoj Lamine Xhamal, njerëzit e FC Barcelona, lojtarët, UEFA, apo platformën Movistar Plus+ ku unë punoj. Kur bëra komentin zgjodha të bëj shaka për virtyte cilësore dhe lajkatare, në asnjë rast nuk bëhej fjalë për ndonjë etni apo klase shoqërore.

Pasi kalova kaq shumë vite në futboll, jam i emocionuar të shoh lojtarët e rinj. Unë e admiroj veçanërisht numrin e talenteve të rinj që Barça po nxjerr, sepse besoj se cilësia gjithmonë triumfon në fund. Unë jam një trajner pro kamerave dhe në të gjitha skuadrat që kam qenë kam qenë i shqetësuar për të sjellë të rinj në stërvitje me ekipin e parë. I kërkoj falje kujtdo që u ofendua nga komenti im. Synimi im nuk ishte të përçmoj Lamine Xhamal, përkundrazi.

Futbolli bashkon gjithçka dhe këdo, prandaj është sporti më i mire, pasi nuk diskriminon në bazë të seksit, racës, fesë, aftësisë së kufizuar, moshës apo orientimit seksual. Kjo është ajo që besoj! Shihemi në futboll!”, ka shkruar Burgos në letrën ku kërkoi falje.

LEXO EDHE:

Back to top button