Ish ylli francez i futbollit, sulmon ashpër Lionel Mesin

Performanca diskrete e Lionel Messit këtë sezon në ekipin francez gjeneron diskutime në lidhje me vazhdimësinë e argjentinasit në “Parc des Princes”.

Kristof Dugari, një ish-ndërkombëtar francez, kampion bote më 1998, i cili tani është bashkëpunëtor i ‘RMC Sport’, ka qenë i ashpër për këtë dhe i kërkon ish-lojtarit të Barçës të flasë.

“Në këtë histori dua të dëgjoj Messin të shprehet. Çfarë dëshiron ky djalë?

Në një moment më duhet që ai të bëjë një bilanc, të shprehet, të vijë në këtë program dhe të na shpjegojë se e do PSZH-në, se është i lumtur, se performancat e tij kanë qenë më pak të mira në javët e fundit për këtë apo atë arsye, që ende beson se i ka këmbët për të bërë më të mirën”.

 

Dugari vazhdoi të sulmojë yllin argjentinas dhe fituesin e Kupës së botës.

 

“Sigurisht që me paraqitjen e tij nuk lë të kuptohet se dëshiron ta zgjatë kontratën. Është e qartë se ai nuk ka qenë në lartësinë e detyrës. Për çfarë është Messi këtu? Për marketing? Për bluzat? Për performancën?”

LEXO EDHE:

Back to top button