Ishin dërguar me postë drejt SHBA-ve, kapen në aeroport 4 kafka njerëzish

Ishin dërguar me postë drejt SHBA-ve, kapen në aeroport 4 kafka njerëzish

Katër kafka njerëzish u zbuluan brenda një pakoje në një aeroport në Meksikë, e cila ishte planifikuar të dërgohej drejt Shteteve të Bashkuara.

Kafkat u gjetën të mbështjella me letër alumini brenda një kutie kartoni në aeroportin ndërkontinental Queretaro, në Meksikën qendrore, deklaroi të premten garda kombëtare.

Pakoja ishte dërguar nga shteti bregdetar perëndimor i Michoacan, një nga pjesët më të dhunshme të Meksikës dhe ishte e destinuar për një adresë në Manning, në Karolinën e Jugut.

Kafkat u zbuluan gjatë kontrolleve aeroportuale nga pajisjet me rreze X në aeroportin Queretaro.

Garda kombëtare nuk dha detaje të tjera mbi moshën, identitetin apo motivin e mundshëm për dërgimin e kafkave drejt SHBA-ve.

Transferimi i mbetjeve njerëzore kërkon një leje të veçantë nga një autoritet kompetent shëndetësor, e cila nuk është marrë, thuhet në deklaratën e autoriteteve meksikane./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button