ISHP: Vërehet një rënie e rasteve të reja me COVID-19, gjatë javës që lamë pas

Shënon rënie prej 24,3% numri i rasteve të reja me Covid 19 dhe i numrit të testimeve. Nga analizat e kryera te 98 % e rasteve është vërtetuar prania e llojit britanik të virusit. Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik rënie ka shënuar edhe numri i personave të shëruar, të cilët kanë qenë të shtruar në spital apo në trajtim shtëpiak dhe pas dy testimeve kanë rezultuar negativ. Për nja javë virusin e kanë mposhtur 5,921 persona.

Instituti i Shëndetit Publik

“ Gjatë periudhës prej 12-18 prill pozitivë janë 5,199 raste nga 35 qytete të vendit. Gjithsej janë testuar 21,763 materiale që është një rënie për 20,4%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (2086) ndërkaq pas Shkupit është Manastiri. Numër më i lartë është regjistruar te moshat mbi 60 vjeçare dhe tek grupmoshat nga 50-59. 98% e rasteve të diagnostikuar janë lloj i virusit britanik”.

Brenda javës së shkuar janë raportuar 206 raste të vdekjes nga 26 qytete të vendit që është 25% më shumë se javën e shkuar.

Instituti i Shëndetit Publik

“ 175 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjeç. 20 viktima kanë qenë të moshës 50-59 vjeçe, 10 të tjerë kanë qenë në moshë nga 30-49 vjet dhe njëri nga viktimat ka qenë në grupmoshën 20-29 vjeçare”.

Që nga fillimi i pandemisë numri i të prekurve me Kovid është rreth 150 mijë. Të shëruar janë regjistruar mbi 123 mijë persona. Betejën e kanë humbur rreth 5 mijë persona, ndërkaq raste aktive janë mbi 19 mijë.

 

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button