Ishte futur në studion televizive me pankartën “ndalni luftën”, gazetarja ruse dënohet me 8 vjet burgim

Ishte futur në studion televizive me pankartën “ndalni luftën”, gazetarja ruse dënohet me 8 vjet burgim

Gjykata ruse dënoi ish-gazetaren e televizionit shtetëror Marina Ovsjanikova, e cila u shfaq në edicionin e lajmeve me një pankartë ku shkruhej “Ndalni luftën” dhe “Po ju gënjejnë”, me tetë vjet e gjysmë burg.

Sipas një deklarate të publikuar nga gjykata në Telegram, Ovsyanikova u shpall fajtore për “përhapje me vetëdije të informacionit të rremë për forcat e armatosura ruse”, transmeton Telegrafi.

Gazetarja, e cila u largua nga Rusia një vit më parë, tashmë është gjobitur për vepra të ngjashme në gusht 2022. Ovsyanikova u bë e famshme në mes të marsit 2022, pasi u shfaq në mes të lajmeve në xhirimet e stacionit televiziv pro-Kremlinit për të cilin punonte.

Ajo mbante një pankartë që dënonte ofensivën në Ukrainë dhe “propagandën” nga mediat e kontrolluara nga qeveria.

Pamjet e veprimit të saj, vetëm pak javë pas fillimit të sulmit rus, bënë xhiron e botës. Shumë njerëz e vlerësuan guximin e saj, në kuadrin e shtypjes së çdo zëri kritik në Rusi.

Në korrik 2022, ajo u arrestua pasi protestoi e vetme pranë Kremlinit, duke mbajtur një pankartë që kritikonte ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Në tetor 2022, ndërsa ishte në arrest shtëpiak, ajo u arratis nga Rusia me vajzën e saj. Gazetarja aktualisht ndodhet në Francë, sipas profilit të saj në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button