Ishte shumë afër kalimit tek Man. Juanjted, por u qëllua me armë në kokë

Një lojtar të cilin sir Aleks Ferguson deshi ta transferonte për Man. Junajtedi iu shkatërrua ëndrra e të luajturit në ‘Old Trafford’ nga një incident i tmerrshëm. Në vitin 2007, Salvador Kabanas u emërua futbollisti më i mirë i vitit për Paraguain dhe Amerikën Jugore. Si rezultat, ishte raportuar se Ferguson dëshironte transferimin e tij në ‘Old Trafford’.

Sidoqoftë, një tragjedi që ndodhi gjatë vitit 2010 i dha fund ëndrrës së Kabanas për të luajtur tek gjiganti anglez.  Siç ka raportuar talkSPORT, Kabanas u qëllua në kokë në tualetin e një klubi të natës në Meksiko Siti.  Mrekullisht, ai i shpëtoi këtij sulmi duke zbuluar më pas detaje se si ndodhi gjithçka ku mbeti ai i plagosur.

“Mbaj mend çdo gjë. Ai filloi të më shante mua dhe papritmas nxori armën. Ai ma drejtoi mua dhe më tha ‘Unë jam JJ unë jam shpërndarësi më i kërkuar i drogës dhe sot është dita jote e fundit pasi do të vdesësh.

‘Pse? Unë erdha të punoj sepse më duhen paratë’. Ai më tha, ‘Jo, ju po bëni shumë para dhe po i çoni në Paraguai’. Dhe pas kësaj ai më qëlloi mua”, ka rrëfyer Kabanas.

Raporti shtoi se Kabanas mbeti me shikim të dobësuar në syrin e tij të majtë, ndërsa pjesa e majtë e trupit nuk i funksiononte më siç duhej.

Në një intervistë me “Telefuturo”, Kabanas zbuloi se ai ishte shumë afër transferimit tek Man. Junajtedit.

“Unë kisha një marrëveshje për 1.3 milionë euro për t’u transferuar në Evropë. Ata më thanë mua se destinacioni im do të ishte Man. Juanjtedi,” përfundoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button