Ishulli italian shpallet “zonë pa Covid-19”

Të gjithë banorët e ishullit italian Procida janë vaksinuar kundër COVID-19. Sipas lajmit të kanalit italian Rainews24 të bazuar në zyrtarët lokalë, të gjithë banorët e ishullit Procida, një nga vendet turistike në ujërat e Napolit, janë vaksinuar kundër COVID-19. Kështu, Procida u bë ishulli i parë italian që ka përfunduar vaksinimin.

- Advertisements -

Në ishull janë kryer rreth 6.900 doza të vaksinës dhe kjo ka përfshirë 92 për qind të banorëve të regjistruar. Theksohet se niveli i lartë i vaksinimit do të kontribuojë në uljen e rrezikut të shpërndarjes së virusit në ishull. Gjithashtu, pas Procida-s, prej sot pritet të intensifikohet edhe fushata e vaksinimit të ishullit fqinj Ischia.

Në lajmet e mediave italiane, Procida u shpall si “ishull pa COVID”. Italia fushtën e gjerë të vaksinimit kundër COVID-19 e filloi më 27 dhjetor 2020, ndërsa deri më tani shifra e përgjithshme e të vaksinuarve ka arritur në 21.027.308. Ndërkaq 6.348.757 persona kanë marrë dozën e dytë. Deri më tani, mbi 121 mijë persona kanë humbur jetën nga pandemia COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button