Ishulli më i vogël i banuar në botë

Ishulli më i vogël i banuar në botë

Nëse dikush mendon të kërkojë ishullin më të vogël të banuar në botë, shikimi i parë do të bjerë mbi pafundësinë e Oqeanit Paqësor.

Midis mijëra, nëse jo dhjetëra mijëra ishujve, ka, natyrisht, shumë të vegjël. Ishulli “Just Room Enough” është pjesë e një arkipelagu ishullor prej 1,864 ishujsh dhe ishujsh të vegjël të quajtur kolektivisht Thousand Islands. Ndodhet në shtetin e Nju Jorkut, në skajin verilindor të tij, shumë afër kufirit SHBA-Kanada, midis burimeve të liqenit të Ontarios dhe lumit St. Lawrence.

JREI (nga inicialet e saj në anglisht), siç e kanë quajtur pronarët e tij, ka mjaftueshëm dhe shumë vend për ta, por… për askënd tjetër. Ky ishull ka një sipërfaqe prej vetëm 310 metrash katrorë dhe ka  një shtëpi, një pemë, disa shkurre dhe, natyrisht, një plazh. A ka nevojë dikush për më shumë për të gjetur paqen? Përkundër faktit se shtëpia është një shtëpi fshati (d.m.th., ajo nuk ka banorë të përhershëm), ajo konsiderohet zyrtarisht ishulli më i vogël i banuar në botë.

Familja kujdeset për shtëpinë që ajo të jetë në gjendje të mirë dhe është furnizuar me energji elektrike nëpërmjet një kablloje nënujore, për të mos prishur estetikën e zonës. Kompania lokale Fishing Charters, e cila jep me qira varka dhe organizon udhëtime të shkurtra në zonë, ka një varkë të vogël në dispozicion për familjen për t’i çuar në ishull nga Bowhouse Road, rruga e fundit e asfaltuar pak para bregut të liqenit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button