Isko edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Seviljës

Spanjolli Isko tashmë edhe zyrtarisht nuk është lojtar i Seviljës. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Klubi spanjoll dhe lojtari janë dakorduar që të mos vijojnë më së bashku, ndonëse kontrata parashihte që mesfushori të qëndronte deri në vitin 2024.

Me Seviljën ai u paraqit plot 19 herë dhe arriti ta realizojë një gol e tri asistime. Tash për tash ai është pa skuadër, mirëpo pritet që të ketë klube të interesuara për të.

LEXO EDHE:

Back to top button