Islami: Teatrin e dua shumë, është diçka shpirtërore

Islami: Teatrin e dua shumë, është diçka shpirtërore

Aktori Shkëlqim Islami gjatë karrierës së tij ka luajtur në teatër, film dhe seriale. I ftuar në emisionin e Pasdites në Alsat, derisa foli për hapat e tij në aktrim, mes tjerash tha se është i lidhur ngushtë me teatrin, sepse sipas tij teatri është diçka shpirtërore, përkundrazi që puna në teatër askënd nuk e ka bërë të pasur.

“E kam për qejfi teatrin…Teatri e ka atë magjinë e vetë, unë për vete e dua shumë dhe tani ne kemi rrogat se jemi të punësuar, por nëse shkon ajo puna e paraleles me tërheq filmi apo industria e filmit, po e marr edhe serialin e këto, ajo bëhet për famë dhe për pare. Ndërsa teatri është diçka shpirtërore…realisht askush nuk është bërë i pasur me teatrin. Ajo kënaqësia e punës, sidomos kur punon me një regjisor që të kupton, me një ekip të kolegëve të mirë, pozitiv, nuk ka qare pa dal mirë edhe projekti, sidomos kur edhe teksti është i mirë”, u shpreh aktori Islami.

Ndryshe Shkëlqim Islami pasionin e tij për aktrim e zbuloi që në moshë të re. Ai studioi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve. Ka luajtur në serialin e shumë pëlqyer nga publiku “SchengenVisa”, “O’sa mirë”, “Rrushe”, “Prespav”, “Nikoqirët”…, dhe në filmat si “Njëri nga ata“, “Shkallët”, “Zgjoi”, “Britmat e qytetit tim” dhe “Home”. Shkëlqimi, tani jeton dhe punon në Kumanovë derisa së fundmi është skenarist i disa Përrallave Popullore e po ashtu dy sezoneve të serialit “N’studio”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button