Islami: Veçantia e Ramazanit është edhe aspekti i humanizmit

Teologu Islam Islami, duke folur për rendësin e Muajit të Ramazanit, tha se e veçanta e këtij muaji, përveç agjërimit, është edhe çështja e humanizmit.  Ai tha se vetëm agjëruesi që është agjërueshëm e kupton dhe mendon edhe atë që nuk ka për të shtruar iftar në mbrëmje. Islami theksoi se besimtari mysliman nuk guxon të ketë të hajë dhe të pijë, ndërsa komshiu i tij të mos ketë asgjë për iftar.

Ky muaj dallohet edhe më çështjen e humanizmit. Vetëm agjëruesi që është agjërueshëm e mendon edhe atë që nuk ka për të shtruar iftar, sepse ajo mosngërnia e këtij personi, sikurse e ngre në një gradë shumë më të lartë që ta ndjejë edhe atë skamnorin që nuk ka. Në kohën e agjërimit, të gjithë agjëruesit mzslimanë janë të barabartë. Aty nuk ka pasuri apo varfëri, të gjitha agjërojnë, të gjithë janë të njëjtë, të një qëllimi, synimi dhe kjo tregon atë humanitetin e fesë islame. Në muajin e agjërimit, besimtarët myslimanë janë të obliguar t’u ndihmojnë edhe të varfërve. Nuk guxon besimtari që në shtëpinë e tij të ketë të hajë dhe të pijë, ndërsa komshiu i tij të mos ketë asgjë- tha Islami.

LEXO EDHE:

Back to top button