Islanda i bën favor Maqedonisë për vendin e dytë

Futbollistët e Islandës i bënë një favor Maqedonisë dhe luajtën baraz pa gola në Bukuresht kundër Rumanisë në raundin e parafundit të eliminatoreve të Kupës së Botës. Tashmë Maqedonia do të vendosë vet për fatin e saj, sepse ka një pikë më shumë se Rumania në vendin e dytë në grup. Andaj me fitore gjatë ditës së diel ndaj Islandës,  në Shkup, mund të arrijë deri te sfidat e balotazhit për Botërorin “Katar 2022”.

Ndërkohë në Grupin “J” u zhvillua edhe ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Lihtenshtajnit që u mbyll me një goleadë të vërtetë, kur 9 gola u shënuan në portën e Lihtenshatjnit. Dueli në Volfsburg ofroi katër gola në të dyja pjesët. Tomas Miller dhe Leroj Sane shënuan dy herë, ku shënuan edhe Baku, Gundogan dhe Rojs, ndërsa autogolat I shënuan Kaufman dhe Gopel.

LEXO EDHE:

Back to top button