Isnik Alimi: Goli debutues, një ndjesi e mirë për mua

Isnik Alimi, i vlerëson mjaft të dobishme dy ndeshjet kontrolluese në muajin qershor , kundër Kroacisë dhe Çekisë. Në takimin e fundit, mesfushori shqiptarë arriti që të shënojë edhe golin e parë në fanellën e Maqedonisë. Alimi beson se është një ndjesi e veçantë kur shënon golin e parë në një ndeshje të fortë kontrolluese.

“Normal ndjesia është e mirë se ishte edhe goli i im i parë me fanellën e përfaqësueses dhe jam i lumtur, por besoj që do të ishte edhe më mirë nëse do të ishte gol i fitores, pasi ajo humbja sikur ja zbehu bukurinë, por sidoqoftë goli i parë mbahet mend gjithmonë. Është e veçantë të jesh pjesë e ekipit përfaqësues dhe është gjithmonë ndjesi e mirë, atmosfera është e mrekullueshme dhe funksionojmë mirë si grup,” tha në fillim Alimi.

Ndërkohë këto dy kontrolluese ishin një test i mirë për të gjithë futbollistët që ishin të grumbulluar, në prag të eliminatoreve të Ligës së Kombëve , që nisin në muain shtator.

 

“Para vetes kemi Ligën e Kombeve që do të fillojë në muajin shtator dhe mezi pres ndeshjen e parë të këtij edicioni për të dhënë më të mirën nga vetja, për të ndihmuar ekipin dhe të arrijmë sa më lartë”, është shprehur Isnik Alimi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button