Isnik Alimi: Objektivi ynë është vendi i parë në grup

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll vazhdon përgtitjet në përgat të përballljeve të para në Ligën e Kombeve. Isnik Alimi beson se tani atmosfera është ndryshe, më relaksuese pasi që ekipi duket gati që të përballojë çdo kërkesëtë trajnerit Blagoja Milevski.

 

“Këto ditë duhet me përgatit ndeshjen mirë dhe kur të shkojmë atje, të jemi gati, ti dijmë qëlimet tona, të dijmë planin tonë dhe kur të fillojë ndeshja të zbatojmë maksimalisht në 100 për qind planin dhe të arrijmë qëllimin tonë, që ëstë 3 pikë, sepse çdo pikë është e vlevshme dhe neve na duhet fitorja, na duhen 3 pikë, sepse objektivi ynë është që të jemi në vend të parë në grup,” tha në fillim Alimi.

 

Alimi beson se tani do të jetë më lehtë pasi që futbollistët janë fizikisht më të përgatitur dhe se është fillimi I sezonit në klube e tyre

 

“Besoj se pas një viti çdo lojtarë ka ngarkesë, ka lodhjet e veta, pas një viti te klubet e tyre dhe rezprezentacioni. Është vështirë në fund të vitit me qenë i freskët edhe mentalisht me qenë gati. Ndeshjet në qershor janë kontrolluese dhe kur nuk ke një objektiv të qartë… ok, edhe ata ndeshje janë për tu fituar, sepse ti luan për Maqedoninë. Tani në Ligën e Kombeve, kur luan për një objetkiv më të qartë dhe për të dal i pari në grup edhe kur ke me humb diçka, unë mendojë se është më ndryshe. Tani është fillimi i sezonit dhe djemtë janë më të freskët dhe gati për dhënë çdo send dhe është fillimi i sezonit dhe besoj se kjo do të na ndihmojë më shumë,” tha në fund Isnik Alimi.

Sfida parë e Maqedonisë do të jetë në transfretë dhe më 7 shtator do të përballet me Ishujt Faroe.

LEXO EDHE:

Back to top button