Israel Adesanja pëson disfatën e parë në UFC

Jon Blaçevicz është fitues i përballjes kryesore në eventin sportive të arteve marciale “UFC 259”, duke mundur Israel Adesanjën me vendim unanim të arbitrave. Kjo është fitorja e 28-të për polakun në UFC, i cili me këtë rast unifikon titujt në peshat e mesme, ndërsa për Adesanjën kjo është disfata e parë pas 20 fitoreve në po aq përballje të zhvilluara nga viti 2012.

 

Në konkurencën e femrave, në peshat e mesme, Amanda Nunjes edhe njëherë dominoi në octagon dhe mund Megan Anderson.

Ndërkohë me ndërprerje u mbyll sfida e tretë për titull në UFC, pasi që Petar Jan goditi në mënyrë të palejuar kundërshtarin e tij, Alxhamin Sterling dhe në këtë mënyrë dorëzoi titullin Sterlingut.

LEXO EDHE:

Back to top button