Itali, 353 vdekje dhe mbi 15 mijë raste të reja me COVID-19

Italia ka shënuar sërish një rritje në rastet ditore të COVID-19, ndërsa numri i viktimave, ende i lartë, ka tejkaluar kuotën e 95 mijë vdekjeve. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 479 raste pozitive (dje ishin 13 762), sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Viktimat janë 353 (dje ishin 347).

Gjithashtu, në rritje është edhe numri i pacientëve në kujdes intensive, me gjithsej 2 059 të shtruar (+14 në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve), raporton ATSh.

Në pavijonet e zakonshëm, janë të shtruar në spital me simptoma 17 831 persona.

Rastet totale, që nga fillimi i epidemisë, janë tani 2 780 882, ndërsa vdekjet 95 235.

Aktualisht pozitive janë 382 448 persona, të shkarkuarit dhe të shëruarit 2 303 199, në izolimin e shtëpisë 362 558.

LEXO EDHE:

Back to top button