Itali, 63 vjeçari qëllon dy gra dhe më pas vetëvritet në polici

Itali, 63 vjeçari qëllon dy gra dhe më pas vetëvritet në polici

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Riposto të Italisë, ku një 63 vjeçar vrau dy gra dhe më pas kreu vetëvrasje para stacionit të policisë. Mediat italiane raportojnë se autori ishte dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në një grup mafioz dhe për një vrasje të kryer vite më parë.

Salvatore “Turì” La Motta vrau me armë zjarri 48-vjeçaren Carmelina Marino në një makinë në breg të detit, me të cilën kishte pasur një lidhje jashtëmartesore. Më pas vrau edhe gruan tjetër 49-vjeçaren Santa Castorina , u vra në një vend aty pranë në të njëjtin qytet, teksa doli nga makina e saj.

Pas vrasjes së dyfishtë, autori i ngjarjes ka shkuar më pas në polici duke thënë se donte të dorëzohej. Policët u përpoqën ta kërcënonin me armë që të mos kryente vetëvrasje por ai qëllua ndaj vetes. Hetimet po kryhen për të kuptuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

LEXO EDHE:

Back to top button