Itali, 993 viktima dhe mbi 23 mijë raste të reja me Covid-19

Në Itali u raportuan sot 993 vdekje në 24 orët e fundit, një rekord i paarritur ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë në vend duke e çuar në 58,038 numrin e viktimave.

Po sipas të dhënave të MSH-së, numri i rasteve ditore arriti në 23 225.

Incidenca e personave të rinj që kanë rezultuar pozitivë me COVID është e qëndrueshme në 10,2%, e krahasuar me numrin e tamponëve të kryer në 24 orët e fundit.

Aktualisht, janë 3 597 pacientë në kujdes intensiv për COVID, 19 më pak se dje.

Të shtruarit në pavijone të zakonshëm janë 31 772, 682 më pak, të krahasuar me një ditë më parë.

Italia që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar gjithsej 1,664,829 raste me Covid-19, prej të cilëve 846,809 janë shëruar. Për momentin vendi ka 759,982 raste aktive me Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button