Itali, kufizimet pandemike në fuqi deri në Pashkë

Italia ka zgjatur masat kryesore të kufizimeve të saj pandemike edhe për një muaj tjetër, deri në Pashkë, njoftoi sot në mbrëmje qeveria italiane, menjëherë pasi kryeministri Mario Draghi firmosi dekretin ministror të masave.

Kjo do të thotë se ndalimet e brendshme të udhëtimit mbeten në fuqi.

“Gjithashtu, shkollat ​​në zonat e përcaktuara me rrezik të lartë, të njohura si zona të kuqe, duhet të mbyllen”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Sipas masave ekzistuese, italianët nuk do të mund t’i kalojnë kufijtë e brendshëm të 20 rajoneve të vendit para 6 prillit, një periudhë që përfshin Pashkën, një nga datat më të njohura për udhëtime.

Përjashtime lejohen për punë dhe raste urgjente.

Speranza dhe ekspertë të tjerë të shëndetësisë vunë në dukje se varianti britanik i virusit tani përbën më shumë se gjysmën e rasteve në vend.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi më 6 mars dhe bazohen ende në klasifikimin e vendit sipas zonave të rrezikut, të përshkruara me ngjyra.

LEXO EDHE:

Back to top button