Itali regjistron 649 viktima nga Covid-19
Italia raportoi 649 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin ditën e shtunë, krahasuar me 761 vdekje që ishin një ditë më parë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan dhe 20 mijë të infektuar të tjerë pas 196 mijë testimeve, nga 18.700 që ishin ditën e fundit.
Që nga nisja e pandemisë, Italia, vendi i parë perëndimor i goditur më rëndë nga koronavirusi, renditet e dyta në Europë për nga numri i fataliteteve me 64 mijë viktima, pas Britanisë së Madhe.
Lajme të mira vijnë nga spitale, ku raportohet ulje e numrit të personave të shtruar në të gjitha repartet.
Itali që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 1,825,775 raste me Covid-19 dhe 64,036 vdekje. Për momentin vendi ka 684,848 raste aktive.