Itali/ Tornado mori para gjithçka (VIDEO)

Itali/ Tornado mori para gjithçka

Një tornado mori para gjithçka pasditen e djeshme në bregdetin e Guardia Piemontese në Kozenca të Italisë.

Era e fortë erdhi nga deti dhe krahas dallgëve goditi furishëm bregun duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë që gjendeshin në breg.

Një numër i madh pushuesish u kapën të papërgatitur nga tornadoja duke pësuar edhe dëmtime të vogla fizike për shkak të sendeve që u hodhën në ajër.

Pavarësisht paralajmërimeve, shumë pushues zgjodhën të rrinin në breg të detit për të fiksuar me celularin e tyre tornadon, por kjo nuk rezultoi një eksperiencë e mirë. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button