Italia, 2 ndeshje larg rekordit botëror

Italia ka mposhtur Anglinë në finalen e “Euro 2020” dhe për italianët ishte fitorja e 34-ta me radhë për italianët.
“Azzurët” nuk njohin humbje që nga 10 shtatori i vitit 2018, kur përsuan humbje nga Portugalia me rezultat 2-1. Pra po bëhen thuajse tri vite që kur Italia ka pësuar humbjen e fundit, një ecuri fantastike e tyre që u kurorëzua me trofeun e “Euro 2020”.
Rekordin e ndeshjeve pa humbje në histori e mbajnë Brazili dhe Spanja me nga 35 ndeshje pa humbje, pra kampionëve të Evropës u duhet vetëm edhe një ndeshje pa pësuar për ta barazuar këtë rekord.