Italia barazon, Belgjika, Gjermani dhe Spanja mjaft bindëse

Kanë përfunduar disa ndeshje interesante në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës. Kombëtarja e Zvicrës ka barazuar me Italinë, derisa kombëtaret e tjera të mëdha si Belgjika, Spanja dhe Gjermania kanë shënuar fitore bindëse.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Italisë përfundoi pa gola, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet. Italia kishte mundësinë më të mirë përmes Jorginhos, por ky i fundit dështoi nga penalltia.

Pas këtij barazimi, Italia është lider me 11 pikë, derisa Zvicra në pozitën e dytë me shtatë pikë.

Rezultatet e takimeve të tjera:

Belgjika 3 – 0 Republika Çeke

Gjermani 6 – 0 Armeni

Rumani 2 – 0 Litenshtajnë

San Marino 1 – 7 Poloni

Spanjë 4 – 0 Gjeorgji.

LEXO EDHE:

Back to top button